Vehbi Berisha, ngritë shqetësimin lidhur me dhënien në shfrytëzim të Stacionit të Autobuesëve

Në seancën e rregullt të Kuvendit Komunal të Drenasit të mbajtur me datë 29.04.2015 ishte paraparë rendi i ditës me gjithësejtë 7 pika për diskutim, ku njera prej pikave të rendit të ditës ishte edhe propozim-vendimi për shpalljen e Stacionit të Autobusëve në Drenas, pronë me interes  për dhënien në shfrytëzim për Investitoret potencial të huaj ose vendor.
Kjo pikë e rendit të ditës ngjalli mjaftë diskutime tek Keshilltarët Komunal, ku më i zëshmi ishte Asambleisti i Pavarur Vehbi Berisha i cili kritikoi ekzekutivin e Komunes së Drenasit se, së bashku me këtë propozim – vendim është dashtë të sillet para Kuvendit të Drenasit raporti nga Komisioni për dhënien e pronave në shfrytëzim se cilat asete janë në pronësi të Komunes së Drenasit e pastaj të vazhdohet me procedurat tjera. Asambleisti Berisha ndër tjera shtoi: “ Komuna e Drenasit duhet të hartoi kritere të qarta si dhe kushte të barabarta për të gjithë investitoret në këtë rast, dhe jam absolutisht kunder themelimit të një Kompanie publike për menaxhimin e Stacionit të Autobusëve pasi që po e shofim çfarë menaxhimi të dobët po ofrojnë Kompanitë Publike, ndërsa për mua nuk paraqet problem vetëm investimi në infrastrukturë të Stacionit të Autobusëve por edhe rregullimi i organizimit dhe funksionimit të Stacionit të Autobuesëve ashtu si duhet sepse aty mungojnë gjerat më elementare si p.sh. qytetarët nuk kanë hapësirë ku ulën me pritë terminin e nisjes, pastaj mungojne informatat e sakta lidhur me oraret e udhëtimeve” përfundoi fjalimin, duke sygjeruar Komunen e Drenasit që të këtë kujdes me këtë proces pasi që herën e parë ka deshtuar.
Komua e Drenasit para dy vitësh nepërmjet një vendimi të Kuvendit i pati dhënë Kompanisë “Vëllezërit Thaçi” me koncesion Stacionin e Autobusëve në Drenas, e cila kompani pati premtuar investime milionshe në këtë stacion. Por e gjithë kjo perfundoi para pak muajsh kur kompania e lartëcekur iu drejtua Kuvendit të Drenasit me  një shkresë duke i njoftuar se nuk ka mundësi ti realizoj investimet milionshe të premtuara për shkak të mungesës së fondeve, kështu edhe duke hjekur dorë nga shfrytëzimi i metutjshëm i Stacionit të Autobusëve në Drenas. Me rastin e shkëputjes së kontrates ndërmjet Kompanisë “Vëllezërit Thaçi” dhe Komunës së Drenasit, 27 punëtoret e Stacionit të Autobusëve në Drenas kanë mbetur pa paga dhe pa menaxhment, një çështje kjo e cila kërkon zgjidhje të shpejtë  nga Komuna  e Drenasit.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT