Vedati “ikë” nga izolimi, hynë “n’tripa” të kaprollit

Aktori Vedat Bajrami ka zgjedhur që t’i argëtojë duke sjell buzëqeshje tek fansat e tij në Instagram.

Derisa shumica e njerëzve janë duke qëndruar në shtëpi si masë preventive për t’u kujdesur nga koronavirusi, aktori kosovar si duket i ka thyer rregullat sot.

Ai ka postuar një fotografi nga Dumnica e Vushtrisë ku shihet duke e ushqyer një kaproll të fermës e cila rrit të tillë në Kosovë.

“N’tripa t’Kaprollit made in Kosova Dumnicë e Vushtrrisë”, ka shkruar ndër të tjera Vedati duke mos specifikuar datën e shkrepjes së kësaj fotografie.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com