Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi ka treguar se goli i shënuar ndaj Basaksehirit ka një dedikim të veçantë.

Fenerbahce ka arritur të fitojë derbin e javës së 19-të në Superligën e Turqisë ndaj Istanbul Basaksehir me rezultat 2-0.

Njëri nga më meritorët në këtë fitore të kryeqytetasve padyshim se ishte sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, i cili shënoi golin e dytë dhe të sigurisë.

Ky gol i yllit prizrenas ka rëndësi të veçantë pasi ka thënë se ia dedikon një miku Mirac Can, i cili vdiq gjatë tërmetit që ndodhi të premten mbrëmë në Turqi.

“Unë ia dedikoj golin tim dhe fitoren Mirac Can, i cili vdiq gjatë tërmetit. Ai po më priste mua në Malatya për ndeshje, ai më shkruante mua”, ka thënë fillimisht Muriqi pas ndeshjes.

“Sot, një i afërm i tij më ka shkruar dhe më tha se vëllai ynë humbi jetën gjatë tërmetit”.

“Kjo ishte vërtetë e dhimbshme”, përfundoi sulmuesi i Kosovës.

Ndryshe, ky ishte goli i 12-të për prizrenasin në Superligën e Turqisë, ndërsa është vetëm dy gola larg pozitës së para të golashënuesve. /Telegrafi/