Veçoria e thirrjeve me zë të WhatsApp-it mundësohet edhe tek iPhone

WhatsApp ka krijuar një veçori të re për platformën e saj për mesazhe, që u jep mundësi përdoruesve të bëjnë thirrje telefonike me zë, dhe jo vetëm të dërgojnë mesazhe. Deri tani kjo veçori ka qenë në dispozicion vetëm për përdoruesit e pajisjeve Android. Tanimë kjo veçori mundësohet edhe për ata që zotërojnë një iPhone.

Versioni i fundit i WhatsApp-it për iPhone, 2.12.1, mund të shkarkohet në iTunes App Store. Sapo ta instaloni atë (ose ta përditësoni), ju do të keni mundësi të telefononi miqtë tuaj në WhatsApp.

Veçoria mund të mos jetë menjëherë në dispozicion edhe nëse përdorni këtë version të aplikacionit, duke qenë se varet edhe nga vendi ku jetoni. WhatsApp ka premtuar se veçoria e thirrjeve me zë do të përhapet tek përdoruesit në të gjithë botën.

Në këtë version të WhatsApp-it për iPhone janë shtuar edhe veçori të tjera, si për shembull, ju mund të editoni kontaktet e juaja brenda WhatsApp-it ose të dërgoni disa video njëherazi. Një buton për kamera që shfaqet në kutinë e bisedës ju lejon të shkrepni foto ose video, ose të zgjidni ndonjë nga albumi, për t’ua dërguar miqve.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT