Vdiq shkrimtari latin, Eduardo Galeano

Shkrimtari dhe intelektuali i së majtës në Uruguaj, Eduardo Galeano, i përkthyer në dhjetëra gjuhë të botës, ka vdekur në moshën 74 vjeçare pasi vuante nga kanceri në mushkëri.
 Sipas BBC, autori ka lënë një tekst pak para vdekjes, me kërkesën për t’u publikuar, por nuk dihet se për çfarë bën fjalë.
Galeano shkroi për politikën e së majtës, ndërsa u bë i njohur me librin “Open Veins of Latin America”. Ai shkroi edhe fiksion, ese dhe merrej me publicistikë.
Presidenti i Venezuelës, Hugo Chavez, ia dhuroi Barack Obama-s librin “Open Veins of Latin America” në Samitin e Amerikave në vitin 2009. Libri është kronikë e padrejtësive të mëdha në Amerikën Latine.
Galeano gjithashtu punonte në fabrikë, në bankë, ishte piktor dhe karikaturist. Ai iku nga Uruguaj në vitin 1973, por u rikthye më 1985 me ardhjen e demokracisë.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT