Ka ndërruar jetë, profesori i ekonomisë, Arben Dermaku, kanë njoftuar familjarë e kolegë të tij.

I ndjeri ishte profesor në Universitetin e Prishtinës, si edhe kishte qenë rektor i universitetit “Kadri Zeka” të Gjilanit.

Familja ka njoftuar se ceremonia e varrimit do të bëhet vetëm me pjesëmarrjen e familjarëve, për shkak të situatës me pandeminë.