Të paktën dhjetë alpinistë kanë vdekur të shtunën në malet e Teheranit, kryeqytetit të Iranit, pasi u goditën nga një ortek dëbore, kanë thënë zyrtarët e atjeshëm.

Mali “Alborz” vizitohet shumë nga alpinistët dhe skiatorët, por ditëve të fundit ka pasë një mot jo të mirë atje, transmeton Klan Kosova.

Gjysmëhëna e Kuqe ka vendosur 20 ekipe në kërkim të personave që i mbuloi orteku, 14 alpinistë u shpëtuan dhe shtatë të tjerë akoma janë të zhdukur.

Operacioni i kërkimit duhej të ndërpritej natën dhe pritet të rifillojë këtë të diel, shkruan BBC.