Një zyrtar komunal në Skenderaj ka ndërruar jetë.
Agim Loshi i cili punonte si zyrtar në Drejtorinë për Buxhet dhe Financa ka ndërruar jetë.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i komunës, Bekim Jashari.
“Sot komuna jonë mbeti pa një zyrtar, punëtor të vyer e të urtë. Adem Loshi ishte aktivist shumë vjeçar në Kryqin e Kuq dhe prej vitit 2009 e deri me tani zyrtar i Komunës sonë në Drejtorinë për Buxhet dhe Financa. Në emër të komunës së Skenderajt dhe në emrin tim personal, i shprehi ngushëllime familjes dhe kolegëve të tij”, ka shkruar Jashari.
Ngushëllime familjes Loshi i ka shprehur edhe ish-kryetari Sami Lushtaku.
“Më preku thellë vdekja e Adem Loshit, njeriut të mirë e punëtorit të zellshëm në Komunën e Skenderajt. Ngushëllimet më të thella për familjen Loshi, për miqtë dhe kolegët e Ademit”, ka thënë Lushtaku./DrenicaPress