Vdes vajza e Çun Lajçit, shkak mbidoza

Burime të Gazetës Express bëjnë të ditur se 34-vjeçarja që u gjet e vdekur sot në lagjen “Dardania” në Prishtinë është vajza e aktorit Çun Lajçi.

Zyra për Informim në Policinë e Kosovës ka konfirmuar se sot është gjetur një vajzë e vdekur në lagjen “Dardania” në Prishtinë, mirëpo të njëjtit nuk kanë mundur të japin detaje të tjera.

Gazeta Express merr vesh se bëhet fjalë për Bubulina Lajçin, vajza 34-vjeçare e aktorit Çun Lajçi, e cila dyshohet se vdiq nga mbidoza.

PK-ja në rajonin e Prishtinës kanë konfirmuar vdekjen e një vajze, duke shtuar se rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë dhe trupi i saj është dërguar për obduksion.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT