Vdes punëtori i KEDS-it pas kontaktit me rrymën

Idriz Prekazi, ka vdekur sot si pasojë e një incidenti që i ka ndodhur në vendin e tij të punës në KEDS, raporton Gazeta Express.

Lajmin e bëri të ditur kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, i cili tha se Prekazi ishte shok i tij, ndërsa shprehu ngushëllime për familjen e tij.

“Me dhimbje e pikëllim mora lajmin për vdekjen në mënyrë tragjike të shokut e mikut tim, Idriz Prekazi. Si punëtor i vyer i KEDS-it, Idrizi sot brenda orarit zyrtar të punës, duke i shërbyer vendit dhe qytetarëve, vdiq në menyrë tragjike pas një incidenti me energji elektrike. Idriz Prekazi ishte një punëtor, burrë, prind, mik e shok shembull për të gjithë. Vdekja e tij tragjike është një goditje e madhe për të gjithë ne.

Në emrin tim personal dhe të komunës së Skenderajt, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Prekazi, kolegët e punës, shokët dhe të gjitha ata që kishin fatin ta njohin Idrizin.

U prehsh në paqe mik i dashur!”, thuhet në postimin e tij.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT