Vdes një shqiptar nga kriza greke

Një 59-vjeçar u rrëzua dhe më pas vdiq, ndërsa ishte në radhë përpara një bankomati në Greqi.

Sipas Mirror, kjo është viktima e parë e krizës greke.

Mediat greke raportojnë se 59-vjeçari ishte me origjinë shqiptare dhe po priste para një banke në Larisa, kur pati probleme shëndetësore.

Ai do tërhiqte një pjesë të pensionit të tij.

Iefemerida.gr raporton se njerëzit në radhë nxituan ta ndihmojnë. Por kur mbërriti në spital, ai nuk kishte puls.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT