Një person ka vdekur nga një aksident që ka ndodhur në magjistralen Prishtinë – Podujevë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, ka konfirmuar për Gazetën Express se aksidenti ka ndodhur në hyrje të Podujevës, gjatë mbrëmjes së sotme.

Aty është goditur një këmbësor, i cili nuk ka arritur të mbijetojë duke vdekur në vendin e ngjarjes.

“Me datën 12.11.2019 rreth orës 17:25 në magjistralen Podujevë-Prishtinë (te Qershijat e Llapashticës) ka ndodhe një aksident trafiku me fatalitet në mes të një veture dhe një kombesori. Në vendin e ngjarjes emergjenca ka konstatuar vdekjen e kembesorit mashkull. Njësitet policore po merren  me ekzaminimet në vend ngjarje”, ka thënë Krasniqi.