Vdes një ish-ushtar i UÇK-së

Ka vdekur ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Afrim Alijaj nga fshati Duajakë, shkruan Gazeta Express.

Për këtë lajm ka njoftuar lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj.

Ai ka ngushëlluar të gjithë për vdekjen e bashkëluftëtarit të tij.

Postimi i plotë i tij:

Tronditës lajmi për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit tim Afrim Alijaj nga Dujaka, vëlla i Dëshmorit të Kombit Beslim Alijaj.

Do e kujtojmë përgjithmonë si njeri të dashur dhe të afërt, luftëtar të dalluar të UÇK-së, Brigadës 131 dhe Batalionit Gardist “Shkelzen Haradinaj”.

Me këtë rast ngushëlloj familjen, bashkëluftëtarët dhe të gjithë ata që e njohën.

Pusho në paqe Afrim!

RH

- Advertisement -

MË TË FUNDIT