Vdes një 54 vjeçar i infektuar me Covid-19

Një i infektuar me Coronavirus nga Kamenica ka ndërruar jetë gjatë natës së mbrëmshme.

Viktima ishte 54 vjeçar, ndërkaq lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Qëndron Kastrati, shkruan Reporteri.

Ai ka njoftuar edhe për tre të shëruar nga kjo komunë.

“Fatkeqësisht edhe një qytetar yni 54 vjeç mbrëmë ka humbur betejën me #COVID19, kurse kemi një (1) rast të ri të identifikuar me këtë virus dhe tre (3) të shëruar plotësisht. Nga ky virus, nëntë qytetarë nga komuna jonë kanë humbur jetën! Ju lutem kujdesuni maksimalisht për shëndetin tuaj e respektoni udhëzimet, sepse tani nuk është koha për mosbindje”, ka shkruar Kastrati.

Aktualisht numri i rasteve aktive në këtë komunë ka shkuar në 24, ndërsa numri i të shëruarave në 81.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT