Drenica Press
Informohu shpejtë, drejtë dhe saktë

Bashkësia Islame e Kosovës njofton për vdekjen e hoxhës Hajrullah Hoxha nga Drenasi.

BIK njofton se hoxha ka ndërruar jetë si pasojë e COVID-19.

Njoftimi i plotë:

Njoftojmë miqtë, kolegët dhe gjithë dashamirët se varrimi i hoxhës Hajrullah ef. Hoxha, do të bëhet sot, në varrezat e fshatit Korroticë e Epërme, në kohën e namazit të ikindisë.Po ashtu, ju njoftojmë se Hajrullah ef. Hoxha ka ndërruar jetë si pasojë e Covid-19, andaj ju njoftojmë të gjithëve se varrimi i tij do të bëhet vetëm nga rrethi i ngushtë familjar, si dhe nuk do të ketë të pame të organizuar.