Anëtari i kryesisë së degës së AAK-së dhe kryetari i nëndegës në Raushiq, Jahë Mulliqi gjatë ditës së sotme ka humbur jetën në një aksident trafiku.
Ai nuk ka mundur që t’i mbijetojë plagëve të marrë dhe ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Një aksident trafiku ka ndodhur gjatë pasditen së sotme në fshatin Ramun, në magjistralen Pejë-Prishtinë, raporton Indeksonline.
Si pasojë e aksidentit një person ka mbetur i ngujuar në veturën e tipi “Seat” me më shumë së gjysëm ore, që edhe ka rezultuar me vdekje.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj, ka thënë për Indekosnline se personi në fjalë ka ndërruar jetë dhe se këtë e ka konfirmuar mjeku ligjor.
“Personi ka vdekur në vendin e ngjarjes. Këtë e ka konfirmuar mjeku. Personi është mashkull dhe ka qenë i lindur në vitin 1951”, ka thënë ai./Indeksonline
Vdes në aksident trafiku anëtari i kryesisë së AAK-së, Jahë Mulliqi
- Advertisement -