Vdes ish-komandanti i UÇK-së

Ka vdekur ish-komandanti i UÇK-së dhe veprimtari i çështjes kombëtare, Esat Krasniqi. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka përmes një postimi në Facebook.

Ai ka shkruar se është përjetësisht mirënjohës për kontributin e Krasniqit.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin se sonte ka ndërruar jetë ish-komandanti i UÇK-së dhe veprimtari i çështjes kombëtare, Esat Krasniqi.Përjetësisht mirënjohës për kontributin e tij, i cili tërë jetën ia ka kushtuar çështjes kombëtare, duke u shquar si koordinator i shkëlqyeshëm për udhëheqjen dhe funksionalizimin e jetës ushtarake në Betejën e Koshares”, ka shkruar Haskuka.

Ai ka shperhur ngushëllime për familjen dhe bashkëluftëtarët e tij.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT