Vdes ish-drejtori i komunës së Deçanit, u gjet i lënduar në Strellc

Një person është gjetur i lënduar në orët e para të mëngjesit në malet e Strellcit në Deçan. I njëjti më pas ka ndërruar jetë në spital, teksa po raportohet se tashmë i ndjeri ishte drejtor i Shëndetësisë për dy mandate në Komunën e Deçanit, Mustafë Hasanaj, shkruan Gazeta Express.

Sipas policisë i njëjti është gjetur fillimisht i lënduar dhe pas 35 minutave ka ndërruar jetë.

“Po sot rreth orës 07:55, policia është informuar se në fshatin Strellcë i Ulët në Deçan është një person i lënduar. Patrulla policore ka dal menjëherë në vendin e ngjarjes. poashtu ekipi mjekësore dhe sipas tyre ai rreth orës 08:30 ai ka ndërruar jetë. Njësiti është duke u marr me rastin dhe këto janë informatat fillestare për fillim”, ka thënë Driton Rugova nga policia e Kosovës për Express..

Se bëhet fjalë për Hasanajn e kanë konfirmuar edhe nga komuna e Deçanit.

Për vdekjen e ish-drejtorit të Shëndetësisë në Deçan, ka njoftuar edhe ish-kryetari i kësaj komune Rasim Selmanaj. Ai tha se Hasanaj është ndarë tragjikisht nga jeta.

“Tragjikisht është ndarë nga jeta Mustafë Hasanaj nga Strellci i Ulët! Për më shumë se një dekadë e kisha mik e bashkëpuntorë! Ai shquhej për ndershmëri, urtësi, sinqeritet mbi të gjitha ishte njeri me plotë kuptimin e fjalës! Per dy mandate kisha nderin ta emroj si drejtor në komunen e Deçanit. Ngushllime familjes,bashkëpuntorëve dhe farefisit. Një ndarje e hershme dhe e papritur! Lamtumirë miku im! U prehsh në paqe!”, ka shkruar Selmanaj. /Express/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT