Vdes gazetari shqiptar Fatos Baxhaku

Ka ndërruar jetë si pasojë e një sëmundje të rëndë gazetari i mirënjohur shqiptar Fatos Baxhaku.

Ai njihet si një nga një nga pionieret e shtypit të pavarur që nga fillimi i viteve 90.

Autori i njohur i reportazheve të shkruara dhe televizive, studiues i historisë, një penë e mprehtë kritike e tranzicionit shqiptar.

Baxhaku ka lindur ne Tirane me 9 janar ne 1964. Shkollimin e pare e kreu ne shkollat asokohe 8-vjeçare, Emin Duraku dhe ” 20 Vjetori”, (sot Dora D’Istria). Shkollimin e mesem e kreu ne gjimnazin “Ismail Qemali”. Pergjate viteve 1982-1986 studioi ne Unversitetin e Tiranes ne fakultetin e Histori-Filologjise ku u diplomua ne histori.

Qe nga 1986 e deri ne 1992 punoi ne Institutin e Historise se Akademise se Shkencave. Nga 1993 e deri ne 1998 ishte bashkethemelues, kryeredaktor dhe gazetar i “Gazetes Shqiptare”. Ne periudhen 1998-1999 ishte kryeredaktor i pare i lajmeve ne televizionin “Klan”. Ne 1999-2000 ishte kryeredaktor i revises se perjavshme “XXL”. Nga 2001 deri ne 2005 ishte kryeredaktor dje gazetar ne televizionin “Vizion Plus”. Ne 2006-20015 ishte kryeredaktor dhe gazetar ne te perditshem “Shqip”. Aktualisht (2015) eshte gazetar ne profesion te lire.

Fatos Baxhaku është autor ose bashkeautor i serialeve me reportazhe “Tunel” (Vizion Plus), “Rrugëtim” (Top Channel), “Shtepa e Vjeter” (Digitalb) si edhe i shume dokumentarëve televizive.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT