Vdes futbollisti nigerian në fushë duke luajtur

Futbollisti nigerian David Faramola Oniya ka vdekur në fushë të lojës pasi që është rrëzuar në ndeshje miqësore në mes ekipit T-Team të Malajzisë dhe Kelantan.

Mediat lokake kanë bërë të ditur se mbrojtësi 30 vjeçar është rrëzuar në minutën e 3-të dhe pasi që është dërguar në spital ka vdekur.

“Kjo tragjedi mund të ishte parandaluar nëse Onija do të kishte marrë trajtim të shpejtë mjekësor dhe sikurse të ishte dërguar në spital me kohë”, ka thënë drejtori i ekipit T Mohd Zain pas tragjedisë.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT