Shkoi në spital për ta lindur fëmijën, por nuk arriti ta sjell në jetë.

Një gruaje i vdiq foshnja gjatë lindjes, e për këtë ajo dhe bashkëshorti fajsojnë personelin mjekësor, njofton Klan Kosova.

Sipas tyre në Spitalin e Gjakovës nuk ua dhanë as kujdesin minimal, teksa edhe i fyen.

Para se ta ndiqni materialin e përgatitur, bëjmë me dije se fjalori i përdorur nga personazhet në kronikë, mund të ketë shprehje që nuk rekomandohen për fëmijë.