Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një të dyshuar, pasi që derisa ishte duke drejtuar kamionetën Fiat me targa lokale, ka goditur biçiklistin, i cili ka vdekur.
Kjo është bërë e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Viktima është dërguar në emergjencë në Podujevë, dhe mjeku ka konstatuar vdekjen e tij dhe me vendimin e prokurorit trupi i viktimës është dërguar në obduksion ndërsa i dyshuari në mbajtje.
- Advertisement -