Vdes aktori legjendar Bud Spencer

Aktori legjendar italian, Carlo Pedersoli, i njohur më shumë me emrin Bud Spencer, ka ndërruar jetë të hënën në moshën 86-vjeçare.

Lajmin për vdekjen e aktorit të famshëm e ka bërë të ditur familja e tij, nëpërmjet faqes zyrtare të Spencerit në Facebook, transmeton Gazeta Express.

“Me keqardhje të thellë na duhet t’ju njoftojmë se Bud është duke udhëtuar në botën tjetër”, thuhet në njoftimin e publikuar nga familja e aktorit.

Spencer njihej për rolet e tij të shumta në filma aksion-komedi, bashkë me partnerin e tij shumëvjeçar në film, Terence Hill. /Express/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT