Vdes aktori i njohur botëror

Aktori Max Von Sydow, i cili u shfaq në filma dhe seriale televizive duke përfshirë “The Exorcist”, “Flash Gordon” dhe “Game of Thrones”, ka vdekur në moshën 90 vjeçare.

Familja e tij njoftoi “me zemër të thyer dhe një trishtim të pafund” se aktori me origjinë suedeze vdiq të dielën, raporton BBC.

Ai u nominua për dy Oskarë gjatë karrierës së tij – përfshirë atë për aktorin më të mirë në 1998 për “Pelle The Conqueror”.

Kohët e fundit, ai u shfaq në Extremely Loud & Incredibly Close (2011), Star Wars: “The Force Awakens” (2015) dhe në “Game of Thrones”.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT