Vdes 50-vjeçari që tërhoqi qenin zvarrë me veturë

Vetëm pak kohë pasi doli në të gjiths mediat dhe rrjetet sociale dhe u arrestua nga policia, ka ndërruar jetë Faik Përkoxha, 50-vjeçari i cili tërhoqi zvarrë me makinë qenin e tij në Sukth.

Sipas “Iconstyle” ai ka ndërruar jetë në Dibër, qytet në të cilin jetonte. Lajmin e kanë konfirmuar edhe familjarët e tij, duke bërë me dije se ka vdekur për shkak të një infarkti.

Të njohur të tij thonë se ai nuk vuante nga asnjë sëmundje, ndërkohë që për rastin e qenit, thonë se ai zotëronte disa të tilë dhe ende nuk e dinë arsyen pse e ka bërë atë veprim.

Përkhoxha do të dilte të nesërmen ose një ditë më pas për t’u njohur me masën e sigurisë para gjykatës.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT