Vdekjet në QKUK, Prokurori dhe dy policë hetues largohen nga Infektiva

Në Klinikën Infektive të QKUK-së kanë qëndruar sot zyrtarë nga Prokuroria dhe Policia e Kosovës

Një prokuror dhe dy hetues janë parë duke dalur nga Klinika Infektive e QKUK-së.

Pas mesnatës aty raportohet kanë vdekur katër persona të cilët ishin të infektuar me virusin COVID-19.

Vajza e njërit prej viktimave kanë ngritur dyshimet se vdekja e babait të saj është shkaktuar nga oksigjeni.

Megjithatë, as organet e rendit e as Ministria e Shëndetësisë nuk kanë dalë ende me versionin zyrtar se si ka ardhur deri te vdekja e katër pacientëve.

Organet e rendit po vazhdojnë të qëndrojnë në QKUK.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT