Ish-ministri i Bujqësisë në Shqipëri, Edmond Panariti ka bërë një shpjegim për dallimin e kërpurdhave helmuese nisur nga ngjarja e rëndë e disa ditëve më parë kur ndërruan jetë tre familjarë nga Kosova pas helmimit në Gjirin e Lalëzit.

Panariti thotë se në Shqipëri, në zona pyjore rritet kërpurdha helmuese “Kësula e Vdekjes” që përmban lëndën toksike amatoksinë e cila i reziston dhe nuk shkatërrohet nga gatimi, zjerja, pjekja, skuqja.

Ai shpjegon se e vetmja mënyrë për të zbuluar lëndën helmuese është me anë të Wieland, e cila i reziston dhe nuk shkatërrohet nga gatimi, zjerja, pjekja, skuqja.

“Trishtim për humbjen e jetës nga helmimi i dyshuar nga konsumi i kërpudhave i familjes Kosovare, nga Gjilani. Toksikologjia analitike ligjore duhet të thotë fjalën e fundit. Megjithatë, është thuajse e pamundur të dallosh me sy të lirë llojet normale nga ato helmuese të kërpudhave. Dy këpurdhat e para në foto janë shumë helmuese ndërsa e treta aspak. Por dallimi me sy të lirë është shumë i vështirë.

Kur them shumë helmuese, do të thotë se mjafton gjysëm këpurdhe për të shkaktuar vdekjen pas ngrënies. Te ne, kudo në pyje dhe terrene me hije dhe me lagështi, rritet këpurdha helmuese “Kësula e Vdekjes”.. Kjo këpurdhë përmban lëndën toksike amatoksinë e cila i reziston dhe nuk shkatërrohet nga gatimi, zjerja, pjekja, skuqja.