Vdekja e të riut nga Drenasi ka prekur thellë shokët e tij, ja çfarë shkruajnë ata

Sot ka ndërruar jetë i riu nga Korrotica e Ulët, Albert Hamza, shkruan DrenicaPress

Ai vunet nga një sëmundje e rëndë e cila i mori edhe jetën në lulen e rinisë.

Alberti ka lënë pas gruan me tre fëmijë.

Vdekja e tij ka prekur thellë shokët e tij, të cilët janë shprehur të pikëlluar për ikjen e hershme të shokut të tyre.

Afrim Berisha ka shkruar në profiling e tij  se dashninë për të nuk mund ta shprehësh me fjalë, as me mendje atë mund ta bësh vetëm me shpirtë, njësoj qenka edhe dhimbja, s’mund ta shpreh me fjalë as me mendje por e ndjejë thellë në shpirtë.

“Ato diskutime të mbrëmjeve, ato libra që bashkë lexuam e debatuam, ato namaze që bashkë falëm, ato shetitje që bashkë bëmë do të mbeten përherë si margaritarë për mua.

Para një jave mora lajmin për sëmundjen e rëndë të tij, sot saktësisht pas një jave na la Alberti, ngushëllime familjarëve dhe të gjithë juve që e keni njohur Albertin.

Dashninë për të nuk mund ta shprehësh me fjalë, as me mendje atë mund ta bësh vetëm me shpirtë, njësoj qenka edhe dhimbja, s’mund ta shpreh me fjalë as me mendje por e ndjejë thellë në shpirtë”, ka shkruar Berisha në profiling e tij në Facebook.

I tronditur nga lajmi për vdekjen e Albertit, ka mbetur edhe Avdyl Mziu. Ai ka shkruar se Albertin të gjithë e njohen si njeriun më të drejtë në shoqëri e si njeriun më puntor në mesin e të gjithëve.

“Sapo mora lajmin trondites te vdekjes se shokut tim Albert Hamza.

Ishte trondites per shkak te moshes se re qe kishte por eshte rikthim i te kuptuarit te realitetit te kesaj jete.

Albertin te gjithe e njohen si njeriun me te drejte ne shoqeri e si njeriun me puntor ne mesin e te gjitheve.

Allahu e befte prej banoreve te Xhennetit Firdeus.

Ky eshte realiteti dhe mesimi me i mire per te gjithe ne. Vrapojme si shoqeri e si njerez ne pergjithesi pas pasurise e fames duke harruar qellimim e krijimit dhe qellimin e ardhjes ne kete bote.

Ngushellime familjes dhe gjithe shoqerise. Do te mbetet ne mendjet tona si njeriu me i drejte dhe me i sinqert ne mesin tone. E mori Krijuesi se e dinte qe nuk ishte per kete bote. Ai, Alberti, ishte shume me i mire se ne”, ka shkruar Mziu, përcjell DrenicaPress.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT