Vdekja e minatorit Lumi, trondit kolegët dhe ministrin Lluka

Pas disa komplikimeve shëndetësore, ndërroi jetë minatori i Trepçës, Lum Arifi.

Kjo ikje ka sjell dhimbje tek Sindikata e Minatorëve të Trepçës, e cila ka shprehur edhe ngushëllimet me këtë rast.

Kryetari i kësaj sindikate, Shyqyri Sadiku, tha se Lumi gjithmonë do të jetë në zemrat dhe në kujtimet tona si një njeri zemërmirë dhe punëtor.

“Në emër të Sindikatës së Minatorëve të Trepçës shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për vdekjen e punëtorit tonë Lum Arifi. Familjes së Lumit Zoti ua dhashtë durimin dhe forcën për të përballuar këtë dhimbje. Po ashtu shprehim ngushëllime edhe për kolegët dhe shokët e Lumit të cilët ishin shumë të afërt me të.
Sot Lumi nuk është në mesin tonë, por gjithmonë do të jetë në zemrat dhe në kujtimet tona si një njeri zemërmirë dhe punëtor. Do të të kujtojmë gjithmonë”, tha ai.

I tronditur nga vdekja e hershme e minatorit të Trepçës, Lum Arifi, u shprehe dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.

Image may contain: 1 person, sitting and close-up
- Advertisement -

MË TË FUNDIT