Policia e Vlorës zbardh aksidentin tragji të ndodhur mbrëmjen e djeshme ku humbi jetën 17 vjeçari Kristo Panajoti, në afërsi të “Ujit të Ftohtë”.
Sipas njoftimit të policisë, aksidenti ka ndodhur si rezultat i humjes së kontrollit të automjetit tip “BMË X6” nga ana e drejtuesit Petraq Beja, 21 vjeç kushëriri i viktimës. Automjeti ra në një gropë, e cila ishte hapur si pjesë e punimeve të Lungomares.
Pikërisht ndaj 21 vjeçarit, i cili mbeti i plagosur por është jashtë rrezikut për jetën, policia ka ngritur edhe masën e arrestit për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se firma fituese e tenderit për rregullimin e rrugës është Firma Greke “INTRAKAT – sh.p.k”, ndërsa ajo që ka marrë përsipër kryerjen e punimeve është firma “XH.E.M – sh.p.k” me president I.Bega dhe administrator F. Merkaj.”
Pas akuzave të familjarëve, për mungesën e sinjalistikës rrugore në gropën ku ra automjeti, policia thekson seka thërritur për të marrë në pyetje përfaqësuesit dhe punonjësit e firmës Nën/Kontraktore “XH.E.M – sh.p.k”, e cila kryen punimet për rikonstruksionin e kësaj rruge.
Njoftimi i plotë i Policisë së Vlorës
Më datë 27.11.2016, rreth orës 23:00, në aksin rrugor Ujë i ftohtë – Skelë, automjeti tip “BMV-X6” me targë AA 010 AU, me drejtues shtetasin Petraq Beja, ka humbur kontrollin dhe ka rënë në një gropë në trashenë e rrugës, në të cilën kryheshin punime për rikonstruksionin e rrugës. Për pasojë, është dëmtuar vetë drejtuesi i mjetit si dhe pasagjeri (i afërmi i tij), shtetasi K.P., 17 vjeç, banues në Vlorë, i cili për shkak të dëmtimeve të rënda në trup ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal. Në vendngjarje përvec grupit hetimor, ka qenë prezent edhe Prokurori i cili ka marrë drejtimin e hetimeve në lidhje me aksidentin me pasojë vdekjen e një shtetasi. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se firma fituese e tenderit për rregullimin e rrugës është Firma Greke “INTRAKAT – sh.p.k”, ndërsa ajo që ka marrë përsipër kryerjen e punimeve është firma “XH.E.M – sh.p.k” me president I.Bega dhe administrator F. Merkaj. Gjithashtu, drejtuesi i mjetit shtetasi Petraq Beja, 21 vjeç, banues në Vlorë, ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën, ndaj të cilit Policia ka ngritur një masë arresti për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Grupi hetimor përvec hetimeve të tjera për zbulimin e shkaqeve dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit, ka thërritur për të marrë në pyetje përfaqësuesit dhe punonjësit e firmës Nën/Kontraktore “XH.E.M – sh.p.k”, e cila kryen punimet për rikonstruksionin e kësaj rruge. Materialet do ti referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë në ngarkim të firmës nën/kontraktore, në pritje të konkluzioneve që do të dalin nga ekspertët dhe nga hetimi i mëtejshëm, i cili do të përcaktojë shkaqet e vërteta të aksidentit.