Vazhdon zjarri në disa fshatra të Shalës së Bajgorës

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Musa Dragaj, ka thënë se Njësiti i zjarrfikësve të komunës ka reaguar menjëherë duke dalë në malet e përfshira në zjarr dhe se shkaqet e shpërthimit të zjarrit nuk dihen.

Ka dy ditë që nuk ka mund të lokalizohet zjarri që ka përfshi një pjesë mjaftë të madhe të maleve të fshatrave Zasellë, Kutllovc, Rashan dhe Tërstenë.

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Musa Dragaj, ka thënë se Njësiti i zjarrfikësve të komunës ka reaguar menjëherë duke dalë në malet e përfshira në zjarr dhe se shkaqet e shpërthimit të zjarrit nuk dihen.
“Është një sipërfaqe e madhe e maleve që janë përfshi në zjarr, terreni i të cilave është mjaft i papërshtatshëm, andaj edhe po e vështirëson intervenimin e zjarrfikësve. Mundësia e vetme për t’iu ofruar zjarrit është ecja këmbë. Për këtë arsye zjarrfikësit janë duke intervenuar me bidonë me ujë që i bartin në shpinë dhe kështu kanë arritur që të shuajnë një pjesë të madhe të zjarrit, por ai ende nuk është lokalizuar tërësisht”, ka thënë Dragaj.
Ai ka apeluar tek banorët e fshatrave përreth zjarrit që të ndihmojnë në shuarjen e tij dhe që të jenë të kujdesshëm në të ardhmen, në mënyrë që të mos ndodhin zjarr të tjera.
Sipas Dragajt dëmet e shkaktuara deri tash, janë të konsiderueshme. Ai ka shtuar se zjarrfikësit janë ende në terren dhe po bëjnë përpjekje maksimale që të lokalizojnë zjarrin.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT