Vazhdon vala e emigrantëve rrugëve të Maqedonisë

Kush në këmbë dhe kush me bicikleta, të shtrirë në qoshet e autostradës Kumanovë-Shkup, pa ujë, ushqim dhe vethmbathje të duhur. Këto pamje sjell kamera e Alsat-M për valën e re të emigrantëve që pa asnjë pengesë vazhdojnë të hyjnë në Maqedoni me shpresë për të arritur shtetet perëndimore për nje jëtë më të mir.

Emigrantët nga Siria dhe Iraku që anketuam thonë se mënyra e vetme për transport ishte blerja e bicikletave, të cilat shtetasit maqedonas ua kishin shitur me cmim të lart sic thonë ata, prej 100 deri në 135 euro. Ata madje ankohen se u është ndaluar transporti me autobus ose tren.

“Ne jemi nga Siria, shumica nga ne jemi nga Siria, ka disa edhe nga Iraku..Ne I blemë këto biçikleta nga 100 deri në 135 euro në Demir Kapi, afër kufirit me Greqinë. Çdo kush përpiqej të na shiste biçikletat aty me këto çmime të larta..ne blejmë ushqim me parat tona, por ndonjëherë dikush vjen dhe na sjell ushqim. Mbrëmë disa vëllezër mysliman shqiptarë erdhën na sollën ushqim, ujë, ilaçe..Ne kemi shumë lëndime, djegie, jemi shumë të lodhur, njëri u aksidentua me biçikletën, por tani është më mirë dhe do të vazhdojmë të shkojmë me biçikletë në Serbi”, tha emigrant nga Siria.

“Maqedonia duhet t’i lejojë refugjatët të shkojnë në shtet tjetër, dhe jo të na ndalojë neve. Ne detyrohemi të ecim në këmbë apo të blejmë biçikleta..ne jemi shumë të lodhur, ne ecim apo e biçikletë ecim në Maqedoni, ka shumë refugjatë nëpër rrugët mes Maqedonisë dhe Serbisë. Shteti nuk na lejon të shkojmë me autobusë apo tren..Ka shumë gra, fëmijë, është shumë nxehtë, të gjithë jemi të sëmurë..”, u shpreh një emigrant.

Ministria e punëve të brendshme vazhdon të hesht, nuk jep asnjë detaj rreth zgjidhjes së mundshme të situatës me emigrantët në Maqedoni, vecanërisht të atyre që për momentin janë të strehuar në Qendrën për pritje në Gazi Babë. Në pritje të shumë përgjigjeve nga MPB-ja emigrantët vazhdojnë të përballen me kushte cnjerëzore, mungesë të ushqimit, medikamenteve.

Në mbështetje të emigrantëve doli analisti Suad Misini I cili prej sot nis me grevë urie dhe kërkoi urgjentisht ndryshimin e Ligjit për azil.

“Dëshirojë që përmes këtij akti të kërkojë nga ata, ti lus për tre gjëra të cilat kërkojë të bëhen me urgjencë d.m.th menjëherë, e ajo është Miratimi i Ndryshimeve mbi Ligjin për Azil me të cilin emigrantëve do t’u mundësohet një tranzitim human dhe i sigurt nëpër Maqedoni, duke përfshirë këtu edhe mjetet publike të transportit. E dyta kërkojë nga MPB-ja që menjëherë të marrë masa, t’i publikojë dhe t’i zbatojë me qëllim sigurimin e këtyre njerëzve me qëllim që të ndalet dhuna ndaj tyre, plaçkitja e tyre dhe çdo llojë dhune me të cilën ata po përballen dhe e treta kërkojë nga organet kompetente që menjëherë të lirohen emigrantët që po mbahen në Qendrën për Emigrant në Gazi Babë”, tha Suad Misini, aktivist.

Lidhur me gjendjen e emigrantëve ka reaguar edhe Asociacionipër afirmimin e gruas prej ku dëno0jnë ashpër shkeljen e të drejtave njerëzore,vecanërisht në Qendrën pritjes në Gazi Babë.

“Me veprimet e këtilla, Qendra e Azilantëve ka shkelur rëndë të drejtat njerëzore, ndërsa Qeveria e Republikës së Maqedonisë ka shkelur konventat ndërkombëtare dhe obligimet lidhur me standardet minimale për dhënien e mbrojtjes së përkohshme refugjatëve. Prandaj, meqë sistemi ekzistues juridik në RM-së nuk jep garanci për mbrojtjen e të drejtave të migrantëve, apelojmë deri tek institucionet përkatëse, Qeveria dhe Kuvendi për miratim sa më të shpejtë të ndryshimeve dhe plotësimit të Ligjit për Azil, me qëllim të tejkalimit të problemeve me të cilat përballen migrantët që kalojnë këtyre ditëve nëpër territorin e Republikës së Maqedonisë”, u shpreh Ajgyl Sulejmani, AAG.

Ndërkohë, nesër do të shqyrtohen propozimet/ndryshimet në ligjin për azil me të cilin emigrantët do të kenë hapësirë prej 72 orësh të vendosin nëse do të qëndrojnë në këtë shtet apo do të jenë vetëm udhëtarë transit. Në qoftë se ndryshimet miratohen, në afat prej një javësh pas miratimi, emigrantët do të mund t’i gëzojnë disa të drejta minimale. /alsat-m/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT