Vazhdon tradita e mbrapsht, ahengjet familjare festohen me armë zjarri

Në Kosovë po vazhdon festimi i ahengjeve familjare me gjuajtje me armë.

I fundit, i dokumentuar, është ai i ditës së djeshme në fshatin Sllovi të Lipjanit, kur një person gjatë ahengut familjarë festoi në formën e lartpërmendur, njoftohet në raportin e policisë, transmeton Klan Kosova.

Forcat e rendit i kanë konfiskuar të dyshuarit një armë, AK-47 me 9 gëzhoja dhe një karikator.

Por, i dyshuari pas intervistës, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt

- Advertisement -

MË TË FUNDIT