Vazhdon të prijë Rama në Prishtinë: Ky është rezultati i deritanishëm

Nga 25.104 votat e vlefshme në Prishtinë, 51.16 për qind të votave i ka fituar kandidati i LDK-së, Përparim Rama. Ndërkaq 48.84 për qind të tyre i ka marrë Arben Vitia i Lëvizjes Vetëvendosje.

Deri më tash janë përpunuar 63.321 për qind të votave. Gjatë numërimit deritanishëm, Rama ka prirë vazhdimisht.