Vazhdon suksesi i Amir Rrahmanit, përsëri në formacionin e javës (Foto)

Mbrojtësi prishtinas i Kombëtares, Amir Rrahmani është duke kaluar formë të shkëlqyer në kampionatin kroat me skuadrën e tij RNK Split. Në javën e fundit skuadra e tij shënoi fitore si mysafire Dinamo Zagrebit.  Pas paraqitjeve të mira me ekipin e tij mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare ka zënë vend në formacionin më të mirë të javës në kampionatin kroat.

Kjo është hera e katërt që Rrahmani është bërë pjesë e formacionit të javës.

Pjesë e formacionit të javës ka qenë edhe futbollisti shqiptar nga Maqedonia, Leopard Zhuta që luan me Rijekën së bashku me Balajn dhe Roshin. /Telegrafi/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT