Vazhdon shpërndarja e pakove ushqimore, kërkesat janë të mëdha

 

Komuna e Mitrovicë në bashkëpunim me organizata të shumta dhe njerëz të vullnetit të mirë ka shpërndar qindra pako ushqimore për familjet me gjendje të vështirë ekonomike.

Brenda 10 ditëve të këtij muaji, Drejtoria për Integrime Evropiane dhe Mirëqenie Sociale, ka pranuar 235 kërkesa të qytetarëve për ndihma ushqimore. Prej tyre, 180 kanë marrë përgjigje pozitive, ndërkaq të tjerat për këtë periudhë kohore janë kthyer negative. Drejtori i Drejtorisë për Integrime Evropiane dhe Mirëqenie Sociale, Mensur Beqiri, njofton se kërkesat e adresuara në drejtorinë të cilën ai e udhëheq, kanë të bëjnë kryesisht me kërkesa për ndihmë me gjëra ushqimore.

“Pothuajse të gjitha palët na janë drejtuar me kërkesën për t’i ndihmuar me gjëra ushqimore dhe ne u jemi përgjigjur pozitivisht kërkesës së tyre, duke i ndihmuar me pako ushqimore aktualisht 180 familje”, tha Beqiri.

Ndërkaq sa i përket kërkesave tjera që kanë marrë përgjigje negative, ai thotë se ato janë raste të cilave u është ndihmuar pak ditë më parë, kështu që po bëhen përpjekje për të ndihmuar të gjitha familjet nevojtare, në mënyrë që të mos bëhet  diskriminim në këtë drejtim duke e ndihmuar dikë dy herë e dikë hiq.

Pakot me gjëra ushqimore janë donacion i organizatës bamirëse Islamik Relief Kosova dhe ASVI nga Italia. Ndërkaq, për 13 nga familjet e ndihmuara këto ditë, pakot me gjëra ushqimore në vlerë prej 50 euro, janë siguruar nga qytetari Enver Tmava.

Në prag të festës së Fiter Bajramit, pako ushqimore do të përfitojnë 100 familje në gjendje më të rënd sociale, të cilat do të sigurohen nga Drejtoria për Integrime Evropiane dhe Mirëqenie Sociale dhe Qendra për Punë Sociale.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT