Vazhdon punën Mamografia Mobile në Drenas

Mamografia Mobile në Drenas është duke ofruar shërbimet e saj për të gjitha të interesuarat që po dëshirojnë të bëjnë një mamografi.

Ky shërbim për qytetarët e Drenasit ofrohet falas, në kuadër të aktiviteteve të shumta që bëhen, në luftë kundër kancerit të gjirit.

Të interesuarat që dëshirojnë të bëjnë një Mamografi, duhet të paraqiten në ambulancën më të afërt, në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Drenas, apo në numrin kontaktues  049 556 697.

Mamografia Mobile do të qëndrojnë në Drenas deri më 7 dhjetor. /Drenica Press/

 

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT