Vazhdon modernizimi i “spitaleve” në Vushttri (foto)

Vazhdojnë insvestimet e Komunës së Vushtrrisë në shëndetësi. Pasi përuruan ditë më parë renovimin e spitalit Sheikh Zayed, komuna po vazhdon të të investojë edhe në objekte tjera spitalore.

Drejtori për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale Abdullah Klinaku dhe Drejtoresha e QKMF-së dr. Luljeta Zahiti sot inspektuan punimet që po zhvillohen në objektet shëndetësore QMF 2 dhe QMF 3, në qytet si dhe renovimin e Qendrës së Mjekësisë Familjare në fshatin Pantinë.

Qendra e Mjekesise Familjare nr. 2, në Vushtrri, e cila është duke u ndërtuar me mjete nga buxheti komunal pritet të filloj punën gjatë muajit shtator. Ky objekt kap vleren rreth 90.000 euro dhe përmbush nevojat e qytetarëve mbi magjistralen Prishtinë-Mitrovicë.

Po ashtu punimet janë duke u zhvilluar edhe në objektin e QMF 3, në dalje të qytetit kah Mitrovica. Ndërtimi i këtij objekti është donacion nga populli i Kuvajtit dhe kap vlerën rreth 100.000 euro.

Punimet pritet të përfundojnë gjatë muajit tetor. Kujdesi Parësor Shëndetësor në Komunën e Vushtrrisë brenda këtij viti do ti ketë funksionale 4 objekte shëndetësore në qytet.

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT