Vazhdon kriza në Inter, duke e regjistruar një tjetër humbje në Serie A, ku u mposht në udhëtim nga Sampdoria me rezultat 1:0. Eder shënoi golin e fitores për Sampdorian, duke shënuar një eurogol nga goditja e dënimit në minutën e 65’.
Ndërsa Roma në anën tjetër, ka arritur të gjejë fitoren, pas disa rezultateve të dobëta duke mposhtur Cesenën, me rezultat 0:1. Kjo fitore e Romës nuk i rrit shpresat për luftën për titull.
Golin për fitoren e Romës, e shënoi De Rossi, duke shënuar në minutën e 41’.
Fitore ka shënuar edhe Lazio, që mposhti 2:0 Veronan. Lacio me ketë fitore forcon vendin e tret dhe është në luftë për të dytin. /Drenica Press/
- Advertisement -