Vazhdon gjykimi ndaj Oliver Ivanoviqit

Në Gjykatën Themelore në veri të Mitrovicës po vazhdon edhe sot seanca kundër Oliver Ivanoviqit dhe 4 të akuzuarve të tjerë.
Në Gjykatën Themelore në veri të Mitrovicës po vazhdon edhe sot seanca kundër Oliver Ivanoviqit dhe 4 të akuzuarve të tjerë rreth ngjarjeve që kanë ndodhur natën mes 3dhe 4 shkurtit të vitit 2000 në veri të këtij qyteti.
Edhe në këtë seancë është paraparë të dëshmojë një dëshmitare që ishte prezentë në banës, ditën e 3 dhe 4 shkurtit.
Ndërkohë, dje gjatë seancës, para trupit gjykues dëshmoi Gani Xhaka, i cili tha se natën e 3 shkurtit, nga ora 21:00 e deri në ora 3:00 të mëngjesit, është zhvilluar një luftë e vërtetë në banesën ku ka qenë i strehuar.
Epilogu i sulmit serb, të cilët kanë përdorur edhe granata dore, ka qenë vrasja e gruas së tij dhe djalit të familjes Ajeti, Nderimit, si dhe plagosja e më shumë të tjerëve.
Xhaka ka potencuar mes tjerash se gjatë kohës kur po digjej banesa nga shpërthimet e granatave dhe dhomat ishin mbushur përplot me tym, ka hapur dritaren dhe ka kërkuar me zë ndihmë nga KFOR-i feancez, të cilët siç tha ai, ishin afër ndërtesës dhe po vëzhgonin çfarë po ndodhë, mirëpo ata nuk iu kanë ofruar ndihmë.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT