Vazhdon asfaltimi i rrugëve në fshatrat e Skenderajt

Projektet e infrastrukturës në Komunën e Skenderajt janë duke vazhduar me ritëm të shpejtuar. Në vazhdën e realizimit të tyre ka filluar asfaltimi i rrugëve të lagjeve të fshatit Dashec të kësaj komune.

Më rastin e fillimit të asfaltimit të këtyre rrugëve, nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka vizituar të hënën Dashecin ku ka parë nga afër punimet që po bëhen në këtë fshat. Projekti i asfaltimit përfshinë lagjet e Dashecit, rrugët e të cilave deri më tani nuk kanë qenë të asfaltuara edhe pse më herët ato janë trajtuar me zhavorr. Në këtë lokalitet të Skenderajt, është duke u punuar edhe në asfaltimin e rrugëve në lagjet e fshatit Baks. Komuna e Skenderajt gjatë vitit 2016 planifikon të përfundoi asfaltimin e rrugëve të lagjeve në 90 për qind të fshatrave të Skenderajt.

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT