Vazhdojnë zyrtarizimet të Ferronikeli, Kuka është përforcimi i fundit

Mbrojtësi, Viktor Kuka është lojtari më i ri i FC Feronikelit.

Kuka te skuadra jonë vjen nga Ferizaj, ekip në të cilin luajti sezonin e fundit.

Sipas klubit drenicas, Viktori njihet si lojtar i fuqishëm dhe që nuk i përton dueleve fizike, duke i dhënë kështu edhe më shumë forcë mbrojtjes sonë.

I lindur më 25.06.1990, Kuka ishte kampion i Kosovës në vitin 2012 dhe 2013 me skuadrën e Prishtinës dhe ne vitin 2018 u shpall kampion me FC Dritën.

“Për mua është një sfidë e re, jam i lumtur që jam pjesë e Feronikelit, klub i cili ka ambicje të mëdha. Nuk është hera e parë që luftoj për titull dhe shpresoj që titullin ta sjellim në Drenas” tha Kuka për faqen zyrtare të klubit.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT