Gjykata e Krimeve në Turqi ka vendosur me një vendim për lirimin e menjëhershëm të Drejtorit të Përgjithshëm së Televizionit Samanyolu Tv,Hidajet Karaxha që mbahej në burg për shkak se kishte transmetuar një telenovelë para disa vitesh dhe për 61 policët e arrestuar gjatë vitit të kaluar për shkak të hetimeve të korrupsionit që kishin bëre disa djem të ish-ministrave të kabinetit të Erdoganit.
Por, pavarësisht vendimit në formë të prerë të gjykatës prokuroria po heziton që ta zbatojë vendimin duke shkelur ligjet e kushtetutës.
I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi nga opozita turke duke e vlerësuar këtë mos respektim të ligjeve të kushtetutës nga ana e prokurorisë si një veprim që tregon se ka marrë fund pavarësia e gjyqësorit.
Deputeti i opozitës Atila Kart ka shprehur në Twitter se ‘’ Prokuroria po kryen krim me mos respektimin e ligjit.
Por kjo buron që nga zyra e Presidentit dhe nga zyra e Ministrit të Drejtësisë’’
Nëpërmjet avokatit të tij Karaxha shprehu se ndihet i lumtur për vendimin e gjykatës.
‘’Edhe sikur ky vendim të mos respektohet është e rendësishme se i tregohet gjithë botës një mesazh i qartë’’ thekson Karaxha në mesazhin e tij.
Që në orët e mesnatës janë mbledhur me mijëra persona në mbështetje për respektimin e vendimit të gjykatës.
Gjithashtu mbështetja për respektimin e vendimit u bë trend në rrjetin social (fotografia)Twitter duke u rënditur në vendin e 3-të në shkallë botërore.
Gjatë ditës priten zhvillime të reja. /lajmiiri/