Vazhdojnë negociatat mes Bahtirit dhe Rakiqit

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, ka thënë se janë duke vazhduar negociatat me kryetarin e veriut, Goran Rakiqin për ta larguar të ashtuquajturin “Park i Paqes”.

Ai ka thënë se janë duke bashkëpunuar ngushtë, mirëpo nuk ka dhënë ndonjë datë se kur mund të lirohet ura e lumit Ibër për qarkullimin e veturave.

“Ne po bashkëpunojmë ngushtë me komunën e Veriut dhe me Rakiqin. Jemi në negociata të vazhdueshme për heqjen e barrikadave, por ende nuk ka ndonjë datë se kur do të ndodhë kjo”, ka thënë Bahtiri për Indeksonline.

Bahtiri ka thënë se janë duke zgjatur negociatat, mirëpo ato nuk mund t’i pengojë askush.

Ai e ka pranuar tërthorazi se po pengohen negociatat, por nuk ka dashur t’i komentonte.

Tutje, sipas tij, ai nuk merret me njerëzit që mendojnë kundër dhe nuk janë pro bashkëpunimit funksional.

“Unë e kam qasjen time parimore, njerëzit të cilët mendojnë ndryshe le të mendojnë. Unë jam për një zgjidhje më të mirë të mundshme, një mënyrë funksionale për të bashkëpunuar ngushtë me komunën e pjesës së veriut dhe po bëjmë një punë të mirë që s`ka ndodh më parë”, ka thënë ai.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT