Po vazhdojnë kërkimet nga FSK-ja dhe njësitet tjera policore e të zjarrfikësve në lumin Lepenc.
Deri më tani nuk ka asnjë gjurmë nga dy policët që mbrëmë rreth orës 21:00 ranë me veturën e tyre në këtë lumë.
Kërkimet kanë rinisur qysh pas orës 09:00.
Këtë e kishte konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.
Gashi ka thënë se aksionit i janë bashkëngjitur edhe shumë qytetarë që po angazhohen.
Në vendin e ngjarjes sot janë parë edhe kryetari i Kaçanikut, Besim Ilazi dhe ai i Hanit të Elezit, Rufki Suma.
Shkaqet e aksidentit ende nuk janë bërë të ditura. /Lajmi.net/
- Advertisement -