Vazhdojnë gërmimet në Novi Pazar, dyshohet për varrezë masive

Edhe sot pritet të vazhdojnë gërmimet në dy anët e lumit të Novi Pazarit, ku dyshohet për varrezë masive. Në këtë varrezë masive dyshohet se janë varrosur rreth 100 trupa të shqiptarëve.

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur, Prenk Gjetaj, pati deklaruar ditë më parë se më 23 dhe 24 prill do të ketë gërmime në disa lokacione në Novi Pazar, ku mendohet të jenë trupat e shqiptarëve të vrarë, si dhe shqiptarë të rrëmbyer derisa po largoheshin nga Kosova.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT