Kryeministri në detyrë Albin Kurti pak para fillimit të seancës me anë të një shkrimi në Facebook ka treguar se çfarë vendimesh janë marrë sot në mbledhjen e qeverisë raporton Gazeta Blic.

Kurti ka deklaruar se janë ndarë 30 mijë euro për familjet e dy minatorëve që humbën jetën në Artanë, u sharkua Bordi i Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore KRU “Mitrovica” Sh.A. si dhe u ndanë 12 milion euro për Pakon Emergjente.

Në fund të shkrimit Kurti shkruan “Vazhdojmë”…

Postimi i plotë:

Në mbledhjen e 39 të Qeverisë së Republikës së Kosovës që u mbajt sot:

U ndanë 60,000 euro për familjarët e dy minatorëve, Idriz Gërbeshit dhe Haki Arifit, të cilët humbën jetën dje tragjikisht në vendin e tyre të punës, në Minierën e Artanës.

U morën masat për parandalimin e keqpërdorimeve në Ndërmarrjet Publike. Pra: 1. Secila Ndërmarrje Publike duhet të krijojë sistem të mirëfilltë të menaxhimt të kontratave komerciale; 2. Ato duhet të ushtrojnë kujdes në shpenzimet e tyre dhe punësimet e reja; dhe, 3. Asnjëra nuk mund ta caktojë pagën mbi 2,500 euro në muaj pa pëlqimin e ministrit përgjegjës.

U sharkua Bordi i Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore KRU “Mitrovica” Sh.A. dhe u emërua Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve me këtë përbërje:
– z. Bajram Mustafa, kryesues dhe drejtor,
– znj. Nora Ibishaga, drejtore,
– z. Bislim Fetahaj, drejtor, dhe
– z. Edin Hajdarpasic, drejtor.

Me qëllim të zbatimit të Pakos Emergjente Fiskale, u aprovua propozim-vendimi i Ministrisë së Financave dhe Transfereve që t’i ndahen 12 milionë euro Ministrisë së Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike.

Qeveria e Kosovës fillon procedurat për pagesën e Kartonit të Gjelbërt për bashkatdhetarët që vijnë në vendlindje.

U aprovua kërkesa që të krijohet një mekanizëm i përbashkët me Republikën e Shqipërisë për mirëmbajtjen e rrugëve nacionale.

Vazhdojmë…

Në mbledhjen e 39 të Qeverisë së Republikës së Kosovës që u mbajt sot:U ndanë 60,000 euro për familjarët e dy…

Posted by Albin Kurti on Wednesday, June 3, 2020