Vata pranë Celtic-ut, do Berishën dhe Hysajn

Shqiptarët kanë dhënë prova se janë të suk sesshëm edhe në drejtim të klubeve europiane, qofshin këto edhe të elitës botërore. Kështu, nuk është aspak çudi që një emër i madh i futbollit shqiptar në pas vitet ’90, Rudi Vata të marrë së shpejti një post drejtuesi te gjiganti skocez, Celtic.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare për “Panorama Sport”.
I pyetur në lidhje me planet e tij në të ardhmen e afërt, Vata ka saktësuar se së fundmi po punon si analist/ opinionist në televizionin e klubit të Sëlltikut dhe se i është ofruar edhe një post drejtuesi në klub, ofertë të cilën po e merr në konsideratë.
“Po punoj si analist në televizionin e Celtic-ut në një emision sportiv natyrisht. Ndihem komod, pasi bëj një punë, në të cilën e ndiej veten mirë. Kam raporte shumë të mira me drejtuesit aktualë të Sëlltikut, të cilët, me shumë modesti e them, më kanë edhe ofruar që të punoj në klub. Të kem një post si drejtues në organigramën e Celtic? Po e marr në konsideratë si ofertë, por ende nuk kam vendosur, pasi jam mësuar të jetoj mes Skocisë, Malit të Zi dhe Shqipërisë, pra, të jem pak a shumë i lirë në punën dhe impenjimet e mia. Gjithsesi, të shohim”, është shprehur Vata.
Në rast se Rudi Vata do të pranojë angazhimin te Celtic, duke pasur parasysh edhe faktin se ai punon prej vitesh edhe si menaxher futbollistësh, dy kuqezinjtë që ai do tentojë t’u veshë fanellën e klubit skocez janë: Etrit Berisha dhe Elseid Hysaj.
Që të dy këta lojtarë pëlqehen shumë nga Vata, pasi, sipas tij, janë të aftë që të përshtaten shumë shpejt me futbollin skocez.
Për momentin, mësohet se Vata ka vënë vetëm kontaktet e para me menaxherët e këtyre lojtarëve dhe se bisedimet mund të marrin udhë gjatë merkatos së verës.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT