Varrezat e pagërmuara

Në Serbi prej vitit 2011 ka lokacione të shënjuara, ku ka dyshime për varreza masive, por që asnjëherë nuk janë gërmuar

Serbia po vazhdon të neglizhojë gërmimin e lokacioneve të dyshuara si varreza masive. Prej vitit 2011, sipas drejtuesve të Komisionit qeveritar për personat e pagjetur të Kosovës, ka vende të dyshuara si varreza masive të shënjuara, por procesi i gërmimit vlerësues shtyhet me arsyetime të ndryshme. Organizata joqeveritare “Thirrjet e Nënave”, ka kërkuar nga Qeveria përshpejtim të procesit, duke njoftuar se brenda 17 vitesh shumë prindër kanë vdekur pa ditur fatin e fëmijëve të tyre të marrë me forcë nga forcat ushtarake dhe paramilitare serbe.

Sipas Nysrete Kumnovës, nga shoqata “Thirrjet e nënave”, nëse zvarritet e neglizhohet procesi i zbardhjes së të pagjeturve nuk do të mbetet më prind që do të presë e të varrosë mbetjet mortore të fëmijëve të tyre.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT