Valon Murati, i lumtur që në Parlamentin kroat deputete do të jetë Ermina Lekaj Prljaskaj

Ministri i Diasporës, Valon Murati, i është gëzuar shumë rizgjedhjes së politikanes shqiptare në Kroacisë, Ermina Lekaj Prljaskaj, si deputete në Parlamentin kroat.

“Në këtë ditë feste, shqiptarët, e posaçërisht ata që jetojnë në Kroaci, kanë arsye për një gëzim shtesë, që edhe pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare të jashtëzakonshme në Kroaci, u rizgjodh deputete znj. Ermina Lekaj Prljaskaj”, ka shkruar Murati në faqen e tij në Facebook. “Ky është një lajm i mirë për të gjithë ne, duke besuar se Ermina, përveç se do të përfaqësojë në mënyrë të denjë shqiptarët dhe komunitetet e tjera, ashtu si edhe deri tash do të ndikojë në fuqizimin e raporteve në mes të Kroacisë dhe faktorit shqiptar në Ballkan”,

- Advertisement -

MË TË FUNDIT